Feston ditëlindjen e 26-të, e ëma me dedikim të përzemërt për Dua Lipën
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen.
E lindur në vitin 1995, ajo ditën e sotme (e diel) mbush plot 26 vite jetë.
Ylli i muzikës pop me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit, e po ashtu edhe nga familjarët.
Një dedikim të veçantë e ka pranuar edhe nga e ëma, Anesa Lipa, e cila ka ndarë disa fotografi nga fëmijëria e artistes.
“Ndihem sikur kam mbyllur sytë dhe koha ka ikur. Duket sikur dje keni mësuar të ecni, dhe tani po vraponi drejt gjithçkaje që mund të ofrojë”.
“Urime ditëlindjen, të dëshiroj gjithë lumturinë e botës. Të dua pa fund”, kanë qenë fjalët e Anesës.
Karriera muzikore e Duas filloi në moshën 14 vjeçare, që kur nisi të bëjë këngë ‘cover’ nga artistë të tjerë në YouTube.
Ajo tani është njëra nga artistet më të suksesshme në tregun ndërkombëtar dhe ka fituar çmime të mëdha në evenimentet më të njohura.
Krahas karrierës së suksesshme, Dua po shijon prej disa vitesh lidhjen me modelin Anwar Hadid.