Festival ndërkombëtar i krijimtarisë për fëmijë dhe të rinj

Shkup, 21 mars – Me rastin e Ditës së Verës në Shkup do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i krijimtarisë për fëmijë dhe të rinj. Festivali do të filloj me tribunën onlajn me temë “Krijimtaria bashkëkohore për fëmijë dhe të rritur”.

Do të marrin pjesë edhe numër i madh i krijimtarive që krijojnë për fëmijët dhe të rrriturit, që do të paraqiten me poezitë dhe prozat e tyre më të reja dhe hulumtime tjera.

Festivalin e organizon Shtëpia botuese “Feniks” nga Shkupi dhe ndërlidhet me manifestimet e tjera paraprake për Format e shkurta të librave bashkëkohorë dhe Tregimet autoriale bashkëkohore.