Ferrari i Formula 1 dhuron spektakël në autostradën çeke

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sitën e sotme në Çeku ku një “Ferrari” i Formula 1 ka dhuruar spektakël në autostradë, duke bërë “lëmsh” të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe policinë.

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja ku vetura italiane bën manovra në autostradë, ku është filmuar nga një tjetër drejtues e ka filmuar skenën dhe ka ndjekur nga pas Ferrarin.

Policia çeke nga ana tjetër ka nisi të ndjekë nga pas Ferrarin në mënyrë që të identifikojë drejtuesin.

Një video e ngjashme u publikua edhe në shtator të 2018 ku një video e ngjashme u bë virale dhe policia i kërkoi ndihmë qytetarëve për identifikimin e drejtuesit.

Kjo shkelje mbart një gjobë prej dhjetëra mijëra dollarësh apo edhe pezullim të patentës për një vit dhe policia çeke ka sqaruar se është në kërkim të shoferit të “çmendur”.