Fero akuzon Arbenitën: Po del jashtë shtetit me vajzën pa lejen time, ka pasaportë të falsifikuar

Shkup, 17 shtator – Fero ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-gruas së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë e cila quhet Nina.

Në emisionin “Kosova today” ai tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejën e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të, njofton Klankosova.tv.

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Apet erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As Prokuroria e as Policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejën time”, tha ai.
“Kur shkova dje me e dorëzu vajzën në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, unë kërkova prej kësaj qendre me e njoftu prokurorinë ose policinë me iu ndërpre pasaporta e falsifikume që ajo e posedon mos me dalë vajza ime jashtë vendit sepse i kam dyshimet e mia. Si prokuroria si Qendra për Punë Sociale i thanë asaj që duhet ta lë pasaportën për me e marrë vajzën dhe ajo nuk ka pranuar, për arsye se potencoi se duhet të dilte jashtë vendit”, potencoi mes tjerash.