FEDIOL: Në Europë ka mjaftueshëm vaj luledielli 

Tregu i vajit të lulediellit në BE është stabilizuar në javët e fundit pasi prodhuesit u përshtaten me furnizimet e reduktuara nga Ukraina, ndërsa disa dërgesa ende arrijnë me hekurudhë dhe kamionë, kumtoi sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve FEDIOL.

Ukraina është furnizuesi më i madh i BE-së me vaj luledielli, por evropianët kanë filluar të grumbullojnë furnizime për shkak të pushtimit rus, duke çuar në mungesa të zinxhirit të furnizimit dhe në rritje të çmimeve.

Por në të njëjtën kohë, dërgesat e farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit filluan të mbërrinin nga Ukraina, kryesisht me hekurudhë dhe kamionë, thuhet në raport.

“Vëllimi nuk do të arrijë dërgesat e dërguara me anije përpara fillimit të luftës, por përmirëson situatën e tregut dhe ndihmon fabrikat të plotësojnë kërkesën për vaj luledielli në BE”, thuhet në raport.

Shifrat zyrtare të BE-së të publikuara të martën tregojnë se midis 27 shkurtit dhe 1 majit, 260,000 ton vaj luledielli u importuan nga Ukraina. Rreth 200,000 tonë në muaj importohen zakonisht, kumtoi FEDIOL në fillim të marsit.

Oferta e përmirësuar ka ulur çmimet, ndërsa vaji i rrepës nuk përdoret më si zëvendësues, shpjegojnë nga shoqata.

Ata theksojnë se “vaji i lulediellit në shishe sot është i disponueshëm në BE, ndaj arsyeja e rafteve bosh në disa supermarkete duhet kërkuar diku tjetër”.