FBI ka arrestuar një kandidat republikan për guvernator për shkak të pjesëmarrjes në trazirat në vitin 2021

Byroja federale amerikane për hetime (FBI) sot e arrestoi kandidatin e Partisë republikane për guvernator të Miçigenit, Rajan Keli, për shkak të pjesëmarrjes në trazirat e 6 janarit të vitit 2021.

Zëdhënësja e FBI-së, Mara Shneder deklaroi se Keli është arrestuar në perëndim të Miçigenit.

Keli, njëri prej pesë kandidatëve republikanë, akuzohet sepse i ka nxitur personat e mbledhur gjatë trazirave para Kapitoll.

Ai po kandidohej për parazgjedhjet e Partisë republikane më 2 gusht. Shtabi zgjedhor i Kelit tani për tani nuk ka komentuar.