Familja e Asanzhit bën apel që Australia të intervenojë para ekstradimit të tij në SHBA

Familja e themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh kërkon të intervenojë Qeveria australiane para se ai të ekstradohet në SHBA.

“Pa intervenimin e Qeverisë, praktikisht ai (Asanzhi) do të marrë dënim me vdekje”, theksoi familja e Asanzhit.

Babai i Asanzhit, Xhon Shipton dhe vëllai Gabriell Shipton dje morën pjesë në seancën e Parlamentit australian në të cilën e shprehën shqetësimin e tyre pasi është arritur progres i vogël në këtë rast. Ata kërkuan nga kryeministri Entoni Albanes çështja e ekstradimit të Asanzhit në SHBA të jetë çështje për të cilën nuk mund të negociohet.

Familja pohon se edhe krahas kërkesave të tyre nuk kanë realizuar takim me Albanesin e as me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong ose prokurorin publik Mark Drajfus.

Asanzhi për momentin ndodhet në burgun Belmarsh në Britani të Madhe dhe duhet të ekstradohet në SHBA. Avokatët e Asanzhit u takuan me ambasadoren e re amerikane në Australi, Kerolin Kenedi.

Mbështetësit e Asanzhit janë të shqetësuar për shkak të raportit të ardhshëm qeveritar të dërguar deri tek prokurori Drajfus. Në parashtresë thuhet se nëse Asanzhi dorëzohet dhe gjykohet në SHBA, ai mund të shtrojë kërkesë për vuajtjen e dënimit në Australi sipas transferimit ndërkombëtar të të burgosurve. Por, Qeveria australian nuk rekomandon transferimin e të burgosurve.

SHBA-ja dha garanci se, nëse Asanzhi ekstradohet nuk do t’u nënshtrohet masave të veçanta administrative ose i mbyllur në një objekt për siguri maksimale.

Asanzhi akuzohet për vjedhjen dhe publikimin e informacioneve të besueshme për operacione ushtarake amerikane në Irak dhe në Afganistan së bashku me informatorin Çellsi Mening. Mbështetësit e tij besojnë se ai si gazetar investigativ dhe ia ka zbuluar opinionit krimet e luftës të kryera nga SHBA-ja.

Asanzhi mund të dënohet me gjithsej 175 vjet burgim.