Fakt i vërtetuar: Qeveria paguan 1 miliard denarë për subvencione të mbetura nga qeveria e kaluar

Shkup, 17 shtator – Një nga angazhimet e Qeverisë është që me përkushtim të punohet dhe tu ndihmohet bujqve.

Për këtë janë ndarë 1 miliard denarë për pagesë të subvencioneve të mbetura për bujqit.

Mbi 9.000 bujq do t’i marrin mjetet e tyre të merituara si mbështetje për prodhimtarinë e tyre. Te një pjesë e tyre ka vonesa madje 4 vjet me pagesën.

Vendimi i parë i kësaj Qeverie ishte me ribalancin të sigurohen mjete dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë subvencione me të cilat ka vonesa te bujqit.

Puna me përkushtim e Qeverisë do të sjellë mbështetje të madhe për prodhimtarinë bujqësore.

Në këtë mënyrë korrigjohen edhe padrejtësitë ndaj bujqve të cilët me mundin e tyre fitojnë për veten dhe familjet e tyre.