Fajnens Think dhe delegacion i BE-së në takim me kryetarët e komunave
Shkup, 11 mars – Kryetarë të më shumë komunave diskutuan për transparencë më të lartë dhe përfshirje në krijimin e politikave lokale, në takimin e sotëm të organizuar nga Fajnens Think dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian. Njëherësh u fol edhe për faktorët të cilët e caktojnë transparencën e komunave.
Drejtori ekzekutiv i Fajnens Think, Bllagica Petreski, në një deklaratë për mediat, tha se qëllimi i projektit është që të ngritet transparenca financiare e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe se për herë të parë në 18 komuna bëhet hartëzimi i të dhënave parafiskale.
Ajo më tutje theksoi se transparenca fiskale është me rëndësi të veçantë për njësitë e vetëqeverisjes lokale, dhe gjithashtu edhe në nivel të Qeverisë është vendosur si një nga prioritetet reformuese, por sipas saj, edhe pse njëra nga minimumet themelore është që të publikohet llogaria përfundimtare, ende ka komuna të cilat nuk e bëjnë këtë.
Sipas hulumtimit të njëjtë, si rezultat befasues tregohet se në ato njësi të vetëqeverisjes lokale ku ka konkurrencë më të madhe politike, gjegjësisht në këshillat ku ka konkurrencë më të madhe në vendet e këshilltarëve, komunat janë më pak transparente.
Udhëheqësi i sektorit ekonomik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Frenk Janmat theksoi se ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm tani kur vetëqeverisjet lokale janë përballur me shpenzime më të larta, veçanërisht me rritjen e çmimit të rrymës.
Ai theksoi se që të rriten të ardhurat e komunave dhe të garantohet rrjedha e mjeteve financiare në komuna është shumë e rëndësishme që buxheti të jetë transparent, gjegjësisht, siç sqaroi, të jetë transparent që hyn në buxhet si dhe që ato para shpenzohen nga ana e komunës.
BE, shtoi, vitin e kaluar në udhëzuesin e përbashkët për politikat miratoi rekomandim në të cilin theksohet se duhet të bëhet vlerësim i të dhënave ekzistuese parafiskale dhe të gjendet mënyra se si ato të grupohen që bashkë të paguhen.

