Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

Real Madridi ka arritur një marrëveshje totale për transferimin e talentit 16-vjeçar të Ajaxit, Abdellah Ouazane, ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Romano njoftoi marrëveshjen me shenjën e tij karakteristike ‘Here we go’, duke theksuar se transferimi është përfunduar dhe lojtari do t’i bashkohet Realit përpara sezonit 2025/26.

Mesfushori do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, maksimumi i lejuar për moshën e tij, dhe do të aktivizohet fillimisht me ekipin Castilla të Real Madridit.

Ouazane është një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së Ajaxit dhe ka qenë kapiteni i Marokut U17, me të cilin fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Ai ka luajtur për Ajax që nga viti 2016, pasi u zhvillua në klubin lokal Zeeburgia, por refuzoi disa oferta profesionale nga klubi holandez për t’u transferuar në Spanjë.

Të dy vëllezërit do t’i bashkohen klubit pas skadimit të kontratave me Ajax në fund të qershorit 2025, si pjesë e strategjisë së Realit për të investuar në talentet më premtues të rinj.