EVN: Nuk është vërtetuar se rrjeti është shkak për shpërthimin e zjarrit

Shkup, 6 gusht – EVN Maqedoni ka hedhur poshtë si të pabaza pretendimet e autoriteteve se rrjeti e energjisë elektrike është shkak për shpërthimin e zjarreve në disa vende.

“EVN Maqedonia është duke kryer ekspertizë në të gjitha vendet e përmendura dhe deri më tani nuk është vërtetuar se rrjeti është shkak për shpërthimin e zjarrit. Çfarëdo pohimi nga publiku dhe personat zyrtar, duhet të bazohet në dëshmi. Çdo ditë bëhen servisime të rrjetit nga ana e ekipeve të Elektroshpërndarjes, që është pjesë e programit të servisimit. EVN Maqedoni është gjithashtu mes të dëmtuarve seriozë në tërë situatën e jashtëzakonshme me zjarret, me rrjet tërësisht të shkatërruar dhe të djegur në rajonet e krizës”, thanë nga EVN-ja, transmeton TV21.