EVN Maqedoni kompani me përgjegjësi shoqërore, ndanë e bursave për studentë
Shkup, 5 gusht – EVN Maqedoni si kompani me përgjegjësi shoqërore bënë edhe ndarje e bursave për studentë. Nga kjo kompani për PRESSonline.mk thonë se të gjithë aplikantët në konkurset për bursa kanë trajtim dhe mundësi të barabarta.
“Duke marrë parasysh veprimtarinë e vetë kompanisë, natyrisht që bashkëpunimi me të gjithë universitetet bëhet ekskluzivisht me fakultetet elektroteknike – drejtimet energjetike. EVN Maqedoni deri më tani ka bashkëpunuar me këta universitete në lidhje me ndarje të bursave për studentë:
– UKIM – FEIT (Universiteti Kirili dhe Metodi – Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit)
– UKLO (Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit) – Fakulteti teknik në Manastir
– UGD – ETF Shtip (Universiteti “Goce Dellçev” – Fakulteti Elektro-teknik Shtip)
– Universiteti Nënë Tereza – në vitin 2017 po ashtu ka hapur konkurs
Të gjithë aplikantët kanë mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë për bursë, pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatësisë etnike, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike. Përveç bursave, EVN mundëson punë praktike për studentë të të gjithë fakulteteve”, thonë nga EVN Maqedoni.