Evi Reçi sjell imazhe atraktive nga pushimet në jug

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Evi Reçi, së fundmi ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Dhërmiun si destinacionin e saj këtë verë, për të shijuar pak ditë të mira dielli në stinën e verës.

Në fotografitë që këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo shfaqet mjaft atraktive buzë plazhit, ndërsa vë në pah linjat trupore.

Foto Evi Reçi/Instagram

E veshur me një palë bikini të zeza njëpjesëshe dhe një këmishë ngjyrë rozë, prezantuesja e emisionit të pasdites në Vizion Plus, nuk hezitoi që të tregonte bukurinë e saj natyrale.

“Rikujtojte: Çdo perëndim është një mundësi e re për rifillim”, shkroi bukuroshja bionde në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto Evi Reçi/Instagram

Ky pushim për artisten vjen vetëm pak kohë pasi ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Mangava tut”.

Evi shquhet për stilin e saj unik të të kënduarit, duke i qëndruar besnike zhanrit të cilin e kultivon prej vitesh.