Evakuohen shumica e shtetasve të Maqedonisë në Afganistan

Shkup, 17 gusht – Shumica e 75 shtetasve të evidentuar të Maqedonisë janë evakuuar nga Afganistani, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Me aeroplanë ushtarak dhjetëra qytetarë të RMV-së janë transferuar nga Kabuli në Doha dhe në Abu Dabi, prej ku me fluturime të rregullta civile duhet të kthehen në vend.
Në Kabul edhe 14 shtetas të Maqedonisë prej të cilëve 11 sot do të transferohen në aeroport që të evakuohen gjatë ditës, ndërsa tre janë shprehur se do të qëndrojnë në Afganistan dhe më vonë do ta braktisin vendin.