Eva Longoria mahnit në plazh me bikini rozë – Foto

Eva Longoria tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj mahnitëse në plazhin e Marbellës në Spanjë, të shtunën, ndërsa shijonte rrezet e diellit me familjen e saj.
Aktorja 50-vjeçare shkëlqeu e veshur me bikini rozë të ndezur, duke treguar format e saj të tonifikuara, ndërsa zgjodhi pushimet familjare në vend të dasmës luksoze të mikeshës së saj të ngushtë Lauren Sanchez me miliarderin Jeff Bezos në Venecia.
Vendimi i Longorias për të mos marrë pjesë në ceremoninë madhështore nënkuptoi edhe mungesën në një fjalim të zjarrtë të Charlize Theron drejtuar të famshmëve pjesëmarrës, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Eva u shfaq natyrale dhe e buzëqeshur në breg, me flokë të lëshuar valë-valë dhe një pamje të freskët nën diellin andaluzian.
Ajo u pa duke shëtitur zbathur në rërë, pranë bashkëshortit Jose Baston, i cili kishte dorën në një rrip mbështetës.
Çifti dukeshin më të dashuruar se kurrë, duke shkëmbyer puthje romantike, të veshur me këmisha të bardha dhe kapele Panama, teksa pushonin nën ombrellë.
Longoria, e lindur në Teksas me origjinë spanjolle, është lidhur gjithmonë me Andaluzinë, ku ajo dhe familja e saj kanë një shtëpi verore. Aktorja është shprehur se adhuron chiringuitos – baret dhe restorantet buzë detit – dhe kulturën lokale të rajonit.
Përveçse po shijon pushimet, Eva nuk i ka lënë pas dore angazhimet profesionale. Regjisorja e filmit “Flamin’ Hot” ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shqetësime për situatën e emigrantëve latino në SHBA. Ndërkohë, djali i saj 7-vjeçar, Santiago, ishte gjithashtu pranë saj, duke shijuar përqafimet nën ombrellën e plazhit.