Euroambasadori Gir për vizitë në Tetovë

Shkup, 28 mars – Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë Tetovën, ku do të mbajë disa takime, e para do të jetë me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai, siç informojnë nga Delegacioni i BE-së në vend, do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile të cilët janë aktivë në nivel lokal, si: Eko Guerila, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Dielli”, Instituti për zhvillim të bashkësisë – CDI dhe Forumi i grave. Qëllimi i këtyre mbledhjeve është të bisedohet për çështjet nga vlera për krijimin e një mjedisi të mundësuar për shoqërinë civile në bashkësi.

Ambasadori Gir do t’i vizitojë edhe qendrën rekreative dimërore Kodra e Diellit, ku në hotelin “Arena Teteks” ishte shfrytëzues i Programit për konkurencë lokale dhe rajonale të financuar nga BE-ja.

“Ndihma nga BE-ja në vlerë prej 83.000 euro kontribuoi për zgjerim dhe përmirësim të kapaciteteve për akomodim, përmirësim të cilësisë së shërbimeve ekzistuese dhe vendosjen e të rejave për turistët. Falënderim i kësaj mbështetje, hotel “Arena Teteks” mbeti konkurent edhe gjatë pandemisë, për herë të parë duke ofruar aranzhmane në sezonin veror që nënkupton rritjen e numrit të të punësuarve në hotel”, citohet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në vend.

Në fund të ditës, siç shtohet në kumtesë, shoqata LGBTI Junajted do ta prezantojë edhe punën e saj për promovimin e të drejtave të njeriut dhe ngritjen e vetëdijes për parimet e barazisë dhe përfshirjes përmes krijimit të një mjedisi për diversitet.