Etiopia shpalli armëpushim humanitar në Tigraj

Qeveria e Etiopisë sot shpalli “armëpushim të pakufizuar humanitar” në rajonin ndërluftues në Tigraj, duke theksuar se  kjo nevojitet për dërgimin e ndihmës në atë zonë.

“Qeveria i bën thirrje komunitetit të donatorëve ta dyfishojë kontributin e tij fisnik për zbutjen e gjendjes dhe e  përsërit  përkushtimin e tij të punojë me organizatat relevante që të përshpejtohet sigurimi i ndihmës humanitare për ata të cilët kanë nevojë”, theksohet në kumtesë.Në kumtesë shtohet se forcat nga Tigraji duhet të kundërpërgjigjen me armëpushim që të përmirësohet situata humanitare në rajon.Tani për tani nuk është e qartë nëse armëpushimi humanitar është një hap drejt një armëpushimi gjithëpërfshirës.