Eskobar – Grkovska/ Maqedonia e Veriut me të gjitha forcat po e ndihmon Ukrainën
Shkup, 2 shkurt – Zv.ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-ve, Gabriel Eskobar, në një takim në SHBA me Sllavia Grkovskën nga Maqedonia, ka deklaruar se përskaj hapave të cilat Qeveria i ndërmer me qëllim realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, si anëtare e NATO-s, pa rezerva është kyçur në mbështetje të Ukrainës në çdo aspekt, si me donacione ashtu edhe me përkujdesjen e refugjatëve prej atje, informon Zhurnal.
Zv.kryeministrja Grkovska tha se partneriteti strategjik me SHBA-të për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi thelbësore dhe shprehu falenderim për mbështetjen që SHBA na jep veçanërisht në menaxhimin me korrupsionin, si një nga prioritetet më të rëndësishme në ndërtimin e shoqërisë së fuqishme demokratike dhe ekonomike.
Zv.kryeministrja Grkovska e informoi zv.ndihmësin sekretarin shtetëror Eskobar për aktivitetet që kanë filluar nga ana e kabinetit për qeverisje të mirë dhe gjithçka që na paraprinë në luftën kundër korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe digjitalizimit./Zhurnal.mk

