Është rrahur gazetari palestinez që punon për agjencinë iraniane të lajmeve

Gazetari palestinez i agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim është rrëmbyer dhe rrahur nga palestinezë të armatosur pasi raportoi në fillim të kësaj jave për shpërndarjen e dhunshme të një demonstrate studentore në Bregun Perëndimor.

Agjencia thekson se këta persona me forcë dhe nën kërcënimin e armëve e kanë detyruar Samer Hyairin të hyjë në automjet, e kanë rrahur dhe kërcënuar.

Ata thanë se raportimi i tij e dëmtoi drejtorinë palestineze dhe lëvizjen laike Fatah që dominonte në të, dhe e liruan  rreth gjysmë ore më vonë.

Hyair identifikoi një palestinez në mesin e të rrëmbyerve dhe tha se ai ishte një anëtar i forcave palestineze të sigurisë.

Shoqata e Gazetarëve palestinez dënoi sulmin ndaj kolegut të saj, por zyrtarët palestinezë nuk komentuan.