Është ndërprerë tërësisht komunikacioni Kumanovë – Kriva Pallankë për shkak të një aksidenti

Kriva Pallankë, 22 shkurt – Për shkak të një fatkeqësie rrugore që ndodhi sot pasdite në orën 16:10, komunikacioni në rrugën rajonale A2, Kumanovë – Kriva Pallankë është ndërprerë tërësisht.Sipas informatave nga zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska, ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në terren dhe ekspertiza policore është në rrjedhë.Sipas informatave fillestare, në fatkeqësinë ka marrë pjesë një automjet ngarkues i cili tërësisht e ka penguar rrugën.

Informata se sa automjete kanë qenë të përfshira në aksident dhe nëse ka të lënduar, MPB do të kumtojë pas përfundimit të ekspertizës.