ESHR: Borxhi publik e arriti nivelin prej 60 për qind të BPV-së

Shkup, 16 shkurt – Enti Shtetëror i Revizionit e publikoi raportin revizor nga revizioni i kryer i suksesit – Menaxhimi i borxhit publik – detyrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Revizioni është kryer sipas Programit vjetor për punë të Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020 dhe e përfshin periudhën e vitit 2015 – 2020 edhe pse disa fusha, çështje dhe ngjarje janë përfshirë para vitit 2015.

“Në kushte të pandemisë së Kovid-19 është arritur limiti i borxhit publik prej 60 për qind të BPV-së dhe borxhi është rritur për 15 për qind pikë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shtete tjera në korniza ndërkombëtare si përgjigje e krizës shëndetësore-ekonomike jo gjithmonë është siguruar respektim i rregullave fiskale për menaxhim me borxhin publik dhe deficitin dhe ka rritje në nivelin e borxhit publik”, citon ESHR.

Raporti i plotë mund të lexohet në https://dzr.mk/sites/default/files/2022-02/62_Upravuvanje_so_javen_dolg_Zadolzuvanje_na%20RSM_2021_1.pdf.