Ernest Malazogu nderohet me çmim nga MKRS

Në Ditën Botërore të Teatrit, MKRS ka shpërblyer aktorin Ernest Malazogu me çmim.

Malazogu pranoi çmimin si “Aktori më i mirë në fushën e teatrit për vitin 2021”.

Njoftimi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren.

“Ju njoftojmë se sot Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport na nderoi duke e shpërblyer aktorin prizrenas Ernest Malazogu me çmimin “Aktori më i mirë në fushën e teatrit për vitin 2021”, thuhej në njoftim.