Eric Garcia e thumboi Viniciusin gjatë përballjes në el Clasico: Ti vitin e ardhshëm, Topin e Artë

Vinicius pati konfrontime të vazhdueshme me lojtarët e Barcelonës gjatë gjithë ndeshjes.

Braziliani pati një shans të artë në pjesën e parë, por ai nuk arriti të shënojë kundër Marc-Andre Ter Stegen dhe simuloi një rënie brenda zonës së rreptësisë për të cilën mbrojtësit e Barçës e qortuan.

Ishte e zakonshme të shihje Gerard Piquen duke folur me të dhe tentuan të qartësonin situatën e çuditshme.

Por, ishte Eric Garcia, siç e kapën kamerat e Movistarit, ai që e thumboi më shumë brazilianin, me një frazë ku thoshte: “ Ti vitin tjetër e fiton Topin e Artë, Topin e Artë ”, duke u tallur me futbollistin brazilian.

Edhe Xavi ishte në dijeni të brazilianit dhe u pa duke biseduar me Vinicius.

Real Madridi pësoi humbje 4-0 në shtëpi dhe mungesa e Karim Benzemas ishte tejet e ndjeshme.