Erbas raportoi rritje të të ardhurave dhe profitit

Prodhuesi evropian i aeroplanëve Erbas raportoi rritje të madhe të të ardhurave dhe profitit në kuartalin e parë falënderim i rimëkëmbjes së kërkesës nga kriza me koronavirusin dhe paralajmëroi rritje të prodhimtarisë që deri në fund të vitit duhet t’i tejkalojë nivelet prej para pandemisë.

Të ardhurat e prodhuesit më të madh botëror të aeroplanëve u rritën për 15 për qind në tre muajt e parë të këtij viti në 12 miliardë euro.

Sanksionet kundër Rusisë, megjithatë, e morën tatimin e tyre, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, shtojnë nga kompania.

Neto fitimi u rrit për më shumë se tre herë në kuartalin e parë, në 1,2 miliardë euro.

“Rezultatet e kuartalit të parën reflektojnë  performanca solide në biznesin tonë me aeroplanë komercial, helikopterë dhe avionë mbrojtës”, deklaroi drejtori ekzekutiv Gijom Fauri në raportin e publikuar dje.

Kompania në periudhën nga janari deri në mars dorëzoi 142 aeroplanë komercial, ndërsa bruto dërgesat u rritën nga 39 vitin e kaluar në 253 aeroplanë të porositur. Kur të përjashtohen marrëveshjet e anuluara,porositen 83.