Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton vetura në Shkup (Foto)

Shkup, 5 gusht – Moti i nxehtë që ka kapluar Maqedoninë e Veriut, po përcillet edhe nga erëra të fuqishme. Në disa pjesë të Shkupit, si në lagjen Veri, era ka qenë aq e fuqishme sa që ka rrëzuar drunj, duke dëmtuar disa vetura, raporton Zhurnal.mk
Në redaksinë tonë janë dërguar disa foto ku shihet se nga era e fuqishme në qendër të Shkupit, është rrëzuar një dru ku ka shkaktuar dëme mbi disa vetura në parking, raporton Zhurnal.mk.