Enis Bardhi, Aleksandar Trajkovski dhe Bllagoja Milevski do të marrin pasaportë diplomatike

Shkup, 26 mars – Dy futbollistët dhe përzgjedhësi i Përfaqësues së Maqedonisë në futboll do të shpërblehen me pasaporta diplomatike.

Siç bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pasaportat u ndahen për golin e shënuar kundër Përfaqësueses së Italisë play-off për Kampionatin Botëror.

“Sot, në ora 11:00 në MPJ do të vinë dy futbollistë dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses sonë të cilëve do t’u jepen pasaporta diplomatike për shkak të rezultatit me golin e shënuar të Trajkovsit, Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevski, sepse ata sot janë ambasadorët tanë më të rëndësishëm dhe meritojnë pasaportën diplomatike”, tha Osmani.