Eni Koçi bëhet nënë për herë të parë, ja emri që zgjodhi për vajzën
Pritjes së ëmbël së artistëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i ka ardhur fundi. Ditën e sotme çifti ka pritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Ka qenë vetë këngëtarja Eni Koçi që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, ku i dedikon këto fjalë vogëlushes:
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️
Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se cdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”.