Ende nuk dihet kur do të mbahet seanca plenare për Risto Penovin
Shkup, 12 tetor – Nuk dihet nëse ka ndonjë prapavi, apo thjeshtë janë procedura të rregullta fakti që Kuvendi ende nuk ka caktuar një datë kur do të mbahet seanca plenare për propozimin Risto Penov të emërohet ministër i vetqeverisjes lokale, informon Zhurnal.
Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se do të njoftohet kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Penovit, i cili është propozuar në këtë pozitë pasi ministri i deritanishëm Goran Milevski dha dorëheqje për arsye personale.
Në Kuvend sot mbahen mbledhje të koordinatorëve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit, ku do të dakordohen për aktivitetet e ardhshme./Zhurnal.mk

