Ende janë aktive një pjesë e zjarreve, në fshatin Beli është shuar plotësisht, në rajonin e Ohrit është vënë nën kontroll
Shkup, 3 gusht – Zjarri mbi fshatin Gradmanci në rajonin e Shkupit është aktiv, si dhe zjarret në rajonet e Kumanovës dhe Shtipit. Zjarri në fshatin Beli është shuar plotësisht, ndërsa në rajonin e Ohrit është vënë nën kontroll, informojnë nga Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK). Zjarrfikësit dhe ekipet e Armatës janë ende në terren.
Në përputhje me zjarret aktive deri sot në orën 13 , nga QMK-ja në profilin e saj në Facebook publikuan se në rajonin e Shkupit zjarri është aktiv mbi fshatin Gradmanci.
Ekipi kujdestar i NJTZ-së dhe nga EP Karaxhica – katër pylltarë kanë dalë në terren. Gjithashtu, është kontaktuar edhe me personat përgjegjës nga Komuna e Petrovecit. Situata po monitorohet.
Në rajonin e Strumicës, zjarri në pyll që u shfaq rreth orës 12:30 pasdite dje në vendin Pogana në Komunën e Vallandovës dhe që përfshiu sipërfaqe prej 200 hektarësh, gjatë ditës së djeshme ishte qetësuar deri në orën 17. Por me shfaqjen e erës veriore, zjarri u ndez përsëri dhe pati një lëvizje drejt fshatit Kazandol dhe Bogdanci dhe përfshiu një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh.
Nga QKM -ja informojnë se sot në mëngjes për shkak të motit të qetë zjarri ka pushuar, përveç një pjese të vogël mbi fshatrat Brajkovci dhe Balinci. Ekipet e NJTZ, Ekonomisë së Pyjeve dhe DMSH-së janë në terren dhe janë vendosur pranë fshatrave të përmendur.
Në rajonin e Kumanovës, për momentin, përveç zjarreve ekzistues, në 07:40 një zjarr i ri është shfaqur në fshatin Bellakoc, ku po digjet bari i thatë dhe pylli i përzier me rrënjë të ulëta. Është angazhuar një ekip i NJTZ-së Kumanovë me tre zjarrfikës dhe një automjet.
“Në komunën Nagoriçani i Vjetër për momentin ende ka zjarr aktiv në fshatin Kokino i cili ndahet me një luginë të thellë me fshatin Arbanashko – vendin Ramno në komunën e Staro Nagoriçanit ku digjen pyje me pisha të larta, pyje lisi, shkoza, bar i thatë dhe pyjet e përziera me rrënjë të ulëta”, informojnë nga QMK-ja.
Për momentin në mëngjes në terren janë NJTZ-së Njësia Staro Nagoriçane me gjashtë zjarrfikës, pesë policë të punësuar nga SPB Nagoriçani i Vjetër 30 ushtarë nga ARM-ja, gjashtë persona të punësuar nga Ekonomia P., me një automjet terreni dhe disa banorë nga komuna Nagoriçani i Vjetër.
Për zjarrin në zonën e fshatit Drenok nga komuna e Nagoriçanit të Vjetër janë informuar nga QRMK dhe NJTZ Kumanovë, DMSh PO Kumanovë dhe NP Pyjet Kombëtare NJR Kumanovë.
Lidhur me rajonin e Ohrit, aty zjarret në afërsi të fshatit Dollogozhdë-Strugë dhe fshatin Deviç-M.Brod janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll, kështu që QMK thotë se në këtë moment nuk ka rrezik prej tyre dhe ka nuk ka nevojë për forca dhe mjete shtesë për t’u marrë me to.
Në rajonin e Manastirit për zjarrin në komunën e Prilepit, zona e fshatit Kanatllarci dhe fshatit Podmoll, një ekip i NJTZ Prilep doli në vendin e ngjarjes me një kamion zjarrfikës dhe një automjet terreni, si dhe shtatë zjarrfikës. Janë përfshirë bari i thatë, brezat dhe megjat. Është përfshirë edhe lëvorja në zonën e fshatit Podmoll.
Në këtë moment, zjarri në zonën e fshatit Kanatllarci dhe Podmoll është nën kontroll.
Zjarri në pyllin e djegur në zonën e fshatit Toplicë, i cili filloi dje në orën 13:10 minuta, është ende aktiv.
Një ekip prej një automjeti të terrenit dhe katër punëtorë po nisen drejt vendit të ngjarjes. Informacionet shtesë do të merren pas mbërritjes së ekipit në vendin e ngjarjes.
Në rajonin e Shtipit, zjarri që shpërtheu në vendin Bajaz Tepe gjatë ditës së djeshme, është ende aktiv dhe i përhapur.
Ekipi i E.P. Ravna Reka me dy automjete terreni me cisterna dhe dy automjete për transport dhe 17 të punësuar, ekipi i PP Maleshevë me dy automjete terreni dhe 10 të punësuar, NJTZ Berovë me një automjet dhe katër zjarrfikës dhe disa persona nga popullata vendore. Në flakë janë pyje të lisit dhe pishës, bimëve me rrënjë të ulëta, kashtë dhe kullota. Ekipet punojnë në lokalizimin e të njëjtit.
Zjarri që shpërtheu dje në zonën e fshatit Nov Istevnik mëhalla Pasjak është ende aktiv dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh. Digjet pyll i pishave dhe bimë me rrënjë të ulëta. Ekipet e zjarrfikësve janë në terren nga orët e para të mëngjesit nga ora 04:00.
Për momentin në fikjen e zjarrit janë angazhuar , 80 anëtarë të ARMV-së, 20 të punësuar në Ekononminë Pyjore Gollak nga Dellçeva, NJTZ me tetë zjarrfikës dhe një cisternë dhe një automjet terreni Lada Niva, një anëtar i Policisë Kufitare me një automjet terreni Land Rover. Zjarri ka kapluar edhe zonat e komunave të Berovës dhe Pehçevës ku po ndërhyjnë punëtorët nga ekonomitë e tyre pyjore.
Zjarri që shpërtheu dje në orën 13 pasdite në fshatin Beli është shuar plotësisht. Ekipet e NJTZ-së nga Koçani, Shtipi, Shën Nikolla, Kavadari dhe Shkupi morën pjesë në shuarjen e zjarrit. 10 persona nga EP Osogovë-Koçani dhe 90 ushtarë dhe eprorë nga ARMV-ja dhe popullata lokale. Zjarri është shuar në orën 01:30 pas mesnate.