Enca Haxhia nis pushimet në Dubai: Në shtëpinë time të dytë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë kësaj periudhe ka qenë më e distancuar nga muzika.

Megjithatë, ajo vazhdon të mbetet e afërt me miqtë e ndjekësit në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Bukuroshja, që tani numëron 2.4 milionë njerëz vetëm në Instagram, ka treguar se ka nisur pushimet.

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Si destinacion të këtyre pushimeve njoftoi se ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubain.

“Dubai. Sapo arrita në shtëpinë time të dytë”, tha Haxhia.

https://www.instagram.com/p/CaFEavNsKgI/

Krijuesja e hitit “A po t’pëlqen” e ka theksuar disa herë se Dubai është një nga vendet e saj të preferuara.

Sa i përket projekteve muzikore, “Suavele” mbetet i fundit që e publikoi në korrik të vitit të kaluar.