“Emily in Paris” konfirmohet për sezonin e pestë
Ky artikull përmban ‘spoilers’
Seriali i njohur i Netflix, “Emily in Paris” është konfirmuar se do të rikthehet me sezonin e pestë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë stafi i serialit dhe nga aktorja Lilly Collins që luan personazhin e Emilyt.
“Po, për herë të parë mund ta konfirmoj se do të ketë sezon të pestë të Emily in Paris”, deklaroi aktorja Collins në Good Morning America.
“[Në sezonin e katërt] kemi eksplouar Romën dhe po shpresoj që në sezonin e pestë të eksplorojmë më shumë Italinë. Në këtë sezon jemi ndjerë sikurse në të parin”, potencoi aktorja e njohur amerikane.
Në pjesën e dytë të këtij sezoni që doli në Netflix më 12 shtator, pati dinamika të shumta, drama, dhe personazhe të tjera.
Emily është njohur me një djalosh italian, i cili quhet Marcelo Moratori, i cili njëherësh posedon një brend të rrallë të veshjeve prej kashmiri.
Kompania në të cilën punon Emily, Agjencia Grateau, dëshiron që me secilin kusht të prezantojë këtë kompani, megjithëse Marcelo dëshiron të shkojë në një tjetër drejtim.
Pas këmbënguljeve, nëna e Marcelos, Antonia Moratori, i dha kohë gjashtë muaj Agjencisë Grateau për ta bindur.
Kështu, personazhi Emily do të qëndrojë gjashtë muaj në Romë, për të menaxhuar zyrën e kompanisë në qytetin italian.