Elgit Doda: Për tekste Rozana është më e forta

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artisti Elgit Doda. Pavarësisht se vazhdon të jetë tepër aktiv në skenë, duke prodhuar muzikë për artistë të tjerë, Elgiti vazhdon të jetë i pranishëm për fansat e tij, duke sjellë klipe të njëpasnjëshme për veten e tij.