Ekzekutimet e kryera nga junta në Mianmar janë akt jashtëzakonisht mizor
Ekzekutimi i juntës në Mianmar të katër të burgosurve, duke e përfshirë edhe ish-deputetin nga partia prodemokratike e Aung San Su Çi, është “akt jashtëzakonisht mizor”, ka reaguar organizata për të drejtat e njeriut “Hjuman rajts uoç”.
“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-ja dhe qeveritë tjera duhet t’i tregojnë juntës se do të përgjigjet për krimet e saj,” tha Elejn Pirson, drejtoreshë e organizatës për Azinë.
Dënimi me vdekje nuk është zbatuar në Mianmar më shumë se 30 vjet. Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ekzekutuar katër aktivistë prodemokratë të akuzuar për ndihmë dhe nxitje të “akteve terroriste”.

