Eksportet gjermane në Rusi shënojnë rënie, për shkak të agresionit rus në Ukrainë

Shifrat e publikuara nga Gjermania tregojnë se eksportet e vendit në Rusi kanë shënuar një rënie në mars, pas agresionit të Ukrainës.

Sipas Euronews, eksportet drejt Rusisë ranë 57.5% në 1.1 miliard euro, krahasuar me një vit më parë, si rezultat i sanksioneve dhe vendimeve të tjera nga bizneset gjermane, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Mallrat që tregtohen midis Rusisë dhe Gjermanisë janë kryesisht lëndë të para, automjete dhe makineri.

Rusia përbënte 2.3% të totalit të tregtisë së jashtme gjermane dhe ishte ndër 15 partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë në vitin 2021.

Jashtë Bashkimit Evropian, Rusia ishte vendi i pestë më i rëndësishëm i Gjermanisë që importonte mallra gjermane në vitin 2021.

Tani ajo ka zbritur në vendin e 12-të të eksportit për Gjermaninë.