Ekskluzive: Greqia heq “veton” për rastin Beleri, Shqipëria vazhdon e vetme drejt Brukseit, Maqedonia “ngel” deri në ndryshimin e Kushtutës!

Shkup/Bruksel, 12 dhjetor – Burime diplomatike kanë njoftuar për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nga Shkupi se Tirana do të vazhdojë ndaras nga Shkupi rrugën drejt BE-së. Greqia ka hequr dorë nga “veto” që e kishin paralajmëruar disa medium të fqiut jugor për rastin Beleri, duke shtuar se kjo çështje do të zgjidhet si çështje administrative dhe ligjore në kuadër të institucioneve vendore, e jo si çështje bilaterale në kuadër të procesit negocioator të Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Lajme të mira për Shqipërinë, negative për Maqedoninë e Veriut

Këto janë lajme të mira për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, por lajme jo të mira vijnë për Maqedoninë e Veriut, sepse tani e tutje me gjasë do të mbetet e vetme në rrugëtimin drejt Brukselit për shkak të mosplotësimit të kushtit për ndryshimet kushtetuese. Do të jetë kjo edhe një tronitje për opinionin tonë që me dekada pret ditën kur do të jemi pjesë e Evropës së bashkuar, si një ëndërr e cila assesi nuk po bëhet ralitet, shkruan Zhurnal.

E sa i përket Shqipërisë, lajmet pozitive që janë në ardhje, i ka konfirmuar në njëfarë mënyre edhe zëdhënsi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Stano i është përgjigjur kërcënimeve të Athinës zyrtare se do të pengojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të çështjes Beleri. Në një intervistë për Open Tv News, Stano e këshilloi fillimisht Greqinë të shmangë acarimin e marrëdhënieve mes palëve, e pastaj përcolli mesazhin e qartë se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit.

“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, në zbatim të rregullave dhe parimeve.  Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit. Ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit“, tha Peter Stano.

Kancelari Scholz me përkrahje të fuqishme për Shqipërinë

Më herët, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, si një figurat më të fuqishme të politikës evropiane, e cilësoi si të papranueshëm pretendimin e Greqisë për të penguar rrugën e integrimit të Shqipërisë për çështjen Beleri, shkruan Zhurnal.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme në Shqipëri refuzoi kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, për t’u pajisur me leje të posaçme për të bërë betimin pranë Këshillit Bashkiak. Beleri, u arrestua dy ditë përpara votimeve të 14 majit nën dyshimet për shitblerje vote, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet janë mbyllur dhe ka nisur procesi ndaj tij nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Edhe pse u shpall fitues, ai nuk ka mundur të bëjë betimin, akt i cili do ta zyrtarizonte si drejtues të bashkisë.

Më herët mediat në Athinë kanë paralajmëruar veto të mundshme greke shkaku i Belerit, por për fat të mirë, sinjëlet e fundit që vijnë nga BE hedhin poshtë një mundësi të tillë. Kathimerini, duke cituar burime nga Brukseli, kishte paralajmëruar se Greqia nuk do të dakortësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Një tjetër gazetë greke Prototema sot ka dalë me titull: “Fredi Beleri. Burime diplomatike. Greqia nuk do të dakortësohet me procesion e zgjerimit nëse nuk ka progres”.

“Pozicioni Greqisë nuk do të jetë aprovues për procesin e zgjerimit të BE-së me Shqipërinë për aq kohë sa nuk ka progres për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri”, shkruan kjo gazetë duke cituar burime diplomatike nga Brukseli. Siç e theksuam më lart, sinjalet që vijnë nga Brukseli fatmirësisht janëmë pozitive se ato që vijnë nga mediumet greke.

Mbledhja e dytë ndërqeveritare kërkon një votë unanime të 27 vendeve të unionit dhe nëse kjo ndodh pa veton greke, atëherë Shqipërisë i hapet drita jeshile për hapjen e grup kapitujve, ku si i parë është kapitulli “Për të drejtat themelore”, pas përfundimit të procesit Screening. Në Bruksel do të jetë kryeministri Edi Rama, i cili disa ditë më parë deklaroi se “fqinjët tanë duhet t’i thërrasin arsyes, duke theksuar, se nuk do të kthehet nga Brukseli i mërzitur, por do të  kthehet edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar punët e mëdha për shtëpinë tonë të përbashkët”./Zhurnal