Ekipi Evropa për vizitë në Veles

Veles, 15 mars – Euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadori i Italisë Andrea Silvestri sot do ta vizitojnë Velesin. Ambasadorët, të cilët e prezantojnë Ekipin Evropa do të priten nga kryetari i Komunës së Velesit, Marko Kolevi.

“Vozita e Ekipit Evropa do të fillojë me takim me kryetarin Kolev, pas çfarë vijojnë deklarata për mediat nga ana e kryetarit dhe ambasadorit Gir”, kumtuan nga Delegacioni i BE-së.

Ambasadorët Gir dhe Silvestri do ta vizitojnë Qendrën Rinore në Veles ku do të takohen me aktivistë dhe përfaqësues të rinj të sektorit joqeveritar për të biseduar për sfidat dhe nevojat e të rinjve.

“Është me rëndësi të jepet mundësi që zëri i të rinjve të dëgjohet duke pasur parasysh perspektivat për hapjen e Jurop Haus në Veles. Në kontekst të vitit 2022 si Viti Evropian i Rinisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian do ta zgjerojë rrjetin e vet në të Jurop Haus në 4 qytete të tjera, mes tjerash edhe në Veles”, theksohet në kumtesë.