Editorial/ Të rinjtë të rëndësishëm për partitë vetëm gjatë fushatës zgjedhore
Shkup, 22 janar – Partitë politike janë të mbushura me sllogane për të rinjtë, avancimin e tyre, te drejtat e tyre, e kjo gjë është e theksuar sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por që ata shumë pak bëjnë për ti përmbushur këtë zotime, pasi numri i kësaj grup-moshe në pozitat vendimarrëse në politikë është shumë i ulët ose më saktësisht i pa përfillshëm.
Duke qenë se rinia është pjesa më vitale e një shoqërie, shtete të ndryshme të botës kanë krijuar politika me qëllim krijimin e hapësirave të nevojshme dhe mundësive të barabarta për zhvillim dhe avancim në karrierë, pasi ato janë e ardhmja e një kombi apo shteti, shkruan Zhurnal.
Edhe përkundër poltikave të shumta për avancimin dhe krijimin e hapësirave për të rinjtë, ata vazhdojnë që të jenë akoma të pa “dëshiruar” në vendimarrjen politike, pasi numri i tyre në nivel globalështë shumë i ulët, edhe pse kjo grup-moshë gati përbën gjysmën e popullatës së botës.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara vetëm 1.6 % e deputeteve në të gjithë botën janë të grup-moshës të re pra nga 18-29 vjeç, e që në një të tretën e vendeve e drejta për tu zgjedhur në kuvend është e përcaktuar mosha 25 vjeçare, e që 2/3 e shteteve nuk konsultohen me të rinjët në përgatitjen e strategjive zhvillimore.
Pjesmarrja e të rinjëve në procesin vedimarrës në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi sipas raportit të YouthHub për vitin 2019:
Ministrat e rinj në qeveri | 5 % |
Deputetë të rinj | 12.3 % |
Kryebashkiakët e rinj | 5 % |
Zëvendësministrat e rinj në qeveri | 10 % |
Këto janë shifra shumë të ulta duke marrë parasysh qëllimin që ka vendosur Bashkimi Europian që deri në vitin 2020 pjesmarrja e të rinjëve në proceset politike të jetë 33 %, e që këto shifra nuk kanë ndryshuar nga dy vite më parë, por që fatkeqësisht ato kanë shënuar ujle, sidomos në Maqedoninë e Veriut.
Indeksi i pjemsarrjes së të rinjëve në proceset politke sipas të dhenave të YouthHub 2019:
2016 | 4.4 |
2017 | 4.6 |
2018 | 4.7 |
2019 | 4.1 |
Publikimi i listave zgjedhore ka treguar se partitë politike nuk i përfillin të rinjtë dhe deklaratat e tyre për politika dhe krijim e hapësirave të nevojshme për këtë grupmoshë janë vetëm propagand parazgjedhore dhe asgjë më shumë, shkruan Zhurnal.
Sipas të dhënave të Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë vetëm 2.99 % apo 9 kandidatë për kryetar komune janë të rinjënga gjithëse 301 kandidatë, që është një shifër e pa përfillshme dhe që nxjerr në zbuluar propagandën e partive politike.
Ndërsa numri i përgjithshëm i këshilltarëve të grup-moshësë së re pra 18-29 vjeç është vetëm 26 %, që është një shifër shumë e ulët, që tregon se partitë nuk kanë besim që as këtë pozitë ta mbajnë të rinjtë, shkruan Zhurnal.
Përqindja sipas partive për numrin e të rinjëve në listat e tyre për këshilltarë:
Lëvizja Besa | 46 % |
BDI | 39 % |
ASH-AAA | 37 % |
PDSH | 33 % |
LSDM | 32 % |
Të Pavarur | 27 % |
VMRO-DPMNE | 24 % |
Këto të dhëna na tregojnë se përqindjen më të madhe të grup-moshës së re për listat e këshilltarëve e ka Lëvizja Besa, e cila lë shmuë prapa partitë e tjera, e kjo tregon se kjo parti ka qenë më e hapur ndaj prurjeve nga kjo kategori, shkruan Zhurnal.
Këto të dhëna janë shqetësuese, e që në të njejtën kohë duhet të jetë një mësazh për partitë politike, që të lënë menjanë propagandën për kujdesin ndaj të rinjëve, dhe të bëjnë më shumë për tu krijuar atyre hapësirën e nevojshme për tu bërë pjesë e proceseve vendimarrëse në politikë.///Zhurnal.mk