Editorial: BDI e paaftë t’a bëjë gjuhën shqipe lëndë obligative për etnitë tjera

Shkup, 13 gusht – Fushatat parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut karakterizohen nga premtime të shumta që japin partitë politike, por që pas mbylljes së kutive të votimit ato mbesin vetëm fjalë, e njejta gjë po ndodhë edhe me premtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e cila premtoi se gjuha shqipe do të jetë obligative për të gjithë nxënësit jo-shqiptarë në shkollat publike që nga klasa e pestë, por që kjo nuk u realizua. Kjo tregon se ky ka qenë vetëm premtin zgjedhor ose tregon dështimin e BDI-së për ta bindur apo detyruar partnerin e koalicionit për ta implementuar atë.

Premtimet parazgjedhore janë një mekanizëm shumë efikas i cili përdoret në masë të madhe nga partitë politke, pasi përmes saj ato prekin nevojat emergjente apo edhe jetike që kanë qytetarët, e në këtë mënyrë krijojnë një afrim me elektoratin dhe në të njejtën kohë rrisin besimin e tyre tek qytetarët e që e tërë kjo kthehet në rritje të mbështetjes për ta, shkruan Zhurnal.

Premtimet parazgjedhore janë një thikë me dy presa në demokracitë e konsoliduara, pasi premtimi që jepet duhet që të mbahet, pasi në qoftë se ndodh e kundërta ajo parti e humb kredibilitetin tek votuesit, e kjo nënkupton humbje të asaj partie. E njejta nuk mund të thuhet edhe për partitë politike në Maqedoninë e Veriut, të cilat gjatë fushtave që i paraprijnë zgjedhjeve, premtojnë shumë gjëra, por që të nejtat nuk realizohen asnjëherë, e shumë nga ato zotime përsëriten në çdo cikël zgjedhor.

Zgjedhjet e fundit paralamentare që u mbajtën në vendin tonë në vitin 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim premtoi shumë gjëra, e që njëri nga to ishte se gjuha shqipe do të jetë lëndë obligative për të gjithë nxënësit në Maqedoninë e Veriut që nënkupton edhe për nxënësit jo-shqiptarë. Ky zotim u dha nga kandidati i BDI-së për kryeministës Naser Ziberi i cili tha se: ” Ne propozojmë që të kemi klasa në të cilat detyrimisht do të mësohet edhe gjuha shqipe në çdo shkollë, duke filluar nga klasa e pestë”, por që ky zotim nuk u realizua edhe pse ka kaluar me shumë se 1 vit nga data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Që ky premtim i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do të realizohet kjo është e qartë, pasi në konceptine ri të reformuar që ka ndërmarë Ministria e Arsimit sa i përket arsimit fillor, e cila pritet që të zbatohet nga shtatori i këti viti, dhe në bazë të kësaj reforme parashihet që gjuha shqipe të jetë lëndë zgjedhore për nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën, pra shqipja është zgjedhore dhe jo obligative siç është premtuar nga BDI, shkruan Zhurnal.

Kjo tregon për dështimin e Bashkimit Demokratik për të bindur apo edhe detyruar partnerin e koalicionit që ta fusë gjuhën shqipe si lëndë të detyruar në programet shkollore, pasi si partia më e madhe shqiptare në vend i ka mundësuar asaj që të vendosë kushte për çështje që janë shumë të rëndësishme për këtë etni në Maqedoninë e Veriut e që të njejtët janë elektorati që i ka dhënë legjitimitetin për ti përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tyre në institucionet e shtetit.

Që ky premtim ka qenë sa për fushatë e argumenton fakti se kjo parti ka udhëhequr disa herë me Ministrinë e Arsimit, nëse vërtetë do të kishte si synim që ta realizonte një gjë të tillë do ta kishte bërë më herët, pasi numrat që kjo parti ka pasur pas çdo cikli zgjedhor kanë qenë vendimtarë për të krijuar qeverinë apo për të mundësuar funksionimin e saj, shkruan Zhurnal.

Ndonëse BDI premtonte se do të bëjë të obligueshme mësimin e gjuhës shqipe për të gjithë nxënësit pavarsisht përkatësisë etnike, shumë nxënës shqiptarë të Velesit, Manastirit, Çashkës, Idrizovës nuk gëzonin të drejtën për të mësuar në gjuhën e tyre anëtare, kur kjo parti udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit.

Deri sa gjuha maqedonase është e detyrueshme për nxënësit shqiptarë, pse gjuha shqipe mos të jetë obliguese edhe për nxënësit maqedonas, e në qoftë se ata duan që shqipja të jetë zgjedhore atëher edhe maqedonishtja duhet që të ketë status të nejtë, e kjo tallje që po bëhet me gjuhën shqipe nuk është tjetër pos një DËSHTIM i pastër i BDI-së për ta mbrojtur dhe avancuar atë.//Zhurnal.mk