Editorial/ A po bën BDI shou parazgjedhor me konkurset për këshilltarë komunal?

Shkup, 12 gusht – Partitë politike të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë në pushtet, konsumohen politikisht dhe si të tilla ata kanë nëvojë për ndryshime apo hapje ndaj prurjeve të reja, e të njejtë po e bënë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila po synon freskimin apo demokratizimin e partisë përmes hapjes së konkurseve për këshilltarë, por që e gjithë kjo më shume po ngjanë me një propagandë parazgjedhore se sa një iniciativë e vërtetë për hapjen e partisë.

Hapja apo demokratizimi është një element shumë i rëndësishëm dhe jetik për partitë politike, pasi prurjet sjellin energji të reja, e kjo në të njejtë kohë krijon një perceptim pozitiv në opinion pasi e gjithë kjo tregon imazhin e një partie të hapur dhe me mundësi për të gjithë e cila qëndron larg çdo klientelizmi e që e tërë kjo mund të ndikoj shumë pozitivisht në rritjene mbështetjes së qytetarëve për atë parti, shkruan Zhurnal.

Demokratizimi i partive nuk është një proces shumë i dëshirueshëm për udhëheqësinë, por që kjo gjë në të shumtën e rasteve vjen si detyrim nga rrethanat politike në të cilat kalon ajo, pasi hapja sjell aderime të reja, e që me këtë gjë nënkuptohet se shumë nga figurat dominuese në të do të humbasin pushtetin dhe pozitat e tyre. Në shumë raste partitë politike për ti bërë ballë presionit të opinionit publik për demokratizim, apo për të krijuar një imazh pozitiv, ndërmarrin procesin e “hapjes”, por që kjo në të vërtet është vetëm një propagandë e cila mund të shfrytëzohet gjatë fushatave zgjedhore për ta promovuar partinë e tyre si të hapur.

Bashkimi Demokratik për Integrim e cila ka mbizotëruar skenën politike në Maqedoninë e Veriut, e që fal jetëgjatësisë së saj ajo ka filluar që të konsumohet politikisht, e kjo ka bërë që kjo parti të jetë në shënjestrën e akuzave për tu hapur ndaj antarsimeve të reja.

Për t’iu përgjigjur kritikave Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar “hapjen” ku ajo ka shpallur konkurs sa i përket kandidatëve të interesuar për këshilltarë komunal në Gostivar, dhe sipas kësaj partie në të mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, që nënkupton se pjesë e listës mund të jenë edhe personat që nuk janë anëtarë të saj.

Kjo gjë duket një demagogji dhe një strategji e pastër elektorale, pasi kjo parti këtë “proces” e ka nisur vetëm në komunën e Gostivarit, kurse komunat tjera kanë mbetur në statusin e vjetër, ku partia vendos për gjithçka. Në qoftë se ky proces do të kishte për qëllim hapjen e vërtetë dhe demokratizimin e saj ajo do të duhej që së pari të praktikohej në përzgjedhjen e kandidatit për kryetarë, pasi ajo në pjesën më të madhe të komunave po konkuron me kryetarët aktual apo edhe ish kryetarët që kanë udhëhequr me to.

Kjo parti ka qëndruar në pushtet për afro dy dekada, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ajo nuk ka marrë asnjë iniciativë për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor, e cila do të mundësonte hapjen e listave e që përmes saj qytetarët të mund të votonin kandidatët që ata preferojnë dhe jo ato që propozon dhe emëron partia. E duke qenë që listat janë të mbyllura edhe konkursi është vetëm një farsë, pasi në ato lista nuk do të figurojnë emrat e kandidatëve dhe për renditjen e tyre do të vendosë përsëri partia, që nënkupton se përsëri është ajo që përcakton se cili kandidat do të hyjë në asamblen komunale dhe jo qytetarët, shkruan Zhurnal.

Nesë vërtetë kjo parti do të kërkon modernizim përmes dhënies mundësi për të gjithë, në fillim ajo do të duhej që të aplikohej për ndryshimin apo përzgjedhjen e kryesisë së partisë, pasi BDI-në që nga themelimi i saj e deri më tani në kupolën drejtuese të saj mbizotrojnë figurat e njëjta të cilët kanë kanë krijuar një qark të mbyllur në të cilën nuk lejohet që të deportojë asnjë i “huaj”.

Ky konkurs është vetëm një farsë që ka qëllim të pastër propagandistik dhe asgjë më shumë, e që kjo në të njejtën kohë është tallje me elektoratin, por 17 tetori do ta tregoj se a ka pasur sukses apo ka qenë një dështim i plotë ideja e KONKURSEVE të Bashkimit Demokratik për Integrim.//Zhurnal.mk