Edin Dzeko shënon golin e parë me fanellën e Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces ka fituar miqësoren ndaj Neftci Baku në fazën para-përgatitje për sezonin e ri.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 72’të.

Dzeko shënoi me kokë pas asistit nga Kent dhe ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Fenerbahces.

Kujtojmë që Dzeko u largua nga Interit dhe nënshkroi me klubin nga Superliga e Turqisë gjatë këtij afati kalimtar.