Edicioni i gjashtë i MEF Forumit energjetik 2023

Shkup, 30 maj – Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot do të drejtohet në edicionin e gjashtë të MEF Forumit energjetik 2023, që mbahet nën patronazhin e tij.

Në ngjarjen në organizim të ZIP Institutit, në partneritet me Qeverinë dhe Delegacionin e BE-së në Shkup, sot dhe nesër përfaqësues të lartë të pushtetit, funksionarë nga rajoni, kompani energjetike nga vendi dhe të huaja, organizata ndërkombëtare dhe organizata qytetare do të diskutojnë me temë “Përmirësimi i trekëndëshit: Politika-Financa-Teknologji energjetike për rezistencë energjetike dhe tranzicion të gjelbër”, informoi pres shërbimi i Qeverisë.