Edhe Thaçi përkujton Xhaferin në përvjetorin e nëntë të vdekjes
Tetovë, 15 gusht – Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kreu homazhe te varri i ish-kryetarit Arbën Xhaferi në përvjetorin e nëntë të vdekjes.
Ndryshe Arbën Xhaferi lindi më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje.
Ka vazhduar studimet në degën e Filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses. Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës.
Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.
Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie. PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një strategji krejtësisht te re.