Edhe Spiro Ristovski lirohet nga paraburgimi shtëpiak

Shkup, 8 shkurt – Ish ministri i arsimit dhe shkencës, i dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, Spiro Ristovski, pas shtatë muajve lirohet nga paraburgimi shtëpiak, informon Zhurnal.

Ai ka ofruar garancë deri te Këshilli Penal e cila i është prauar. Nga atje nuk e kanë zbuluar vlerën e pasurisë së ofruar.

Ristovski kaloi shtatë muaj në paraburgim shtëpiak si masë për siguri përshkak rrezikut për ikje. Ai është dënuar me 6,3 vite burg.

Ndryshe javën e kaluar u liruan edhe Trajko Veljanovski dhe Dragi Rashkovski.//Zhurnal.mk