Edhe Roma mohon interesimin për Ronaldon

Ekipi italian, Roma ka mohuar interesimin për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

E ardhmja e Ronaldo ka qenë temë diskutimi gjatë merkatos së verës, e tillë vazhdon të jetë ende.

Yllin portugez gjatë kësaj periudhe e kanë lidhur me transferime të mundshëm pothuajse në secilin ekip, përfshirë këtu edhe Romën.

Por, një lëvizje të Ronaldos drejt ‘Stadio Olimpico’ e ka mohuar vetë drejtori i ekipit, Tiago Pinto.

“Cristiano Ronaldo nuk ka qenë kurrë një opsion për Romën – asgjë serioze apo konkrete pavarësisht thashethemeve. Ne kurrë nuk kemi hapur bisedime për nënshkrimin e tij.

Ndoshta ata e lidhën CR7 me ne pasi unë jam portugez dhe Mourinho gjithashtu, por nuk ishte kështu”, ishin fjalët e tij.

Përveç Romës edhe shumë ekipe të tjera kanë mohuar thashethemet për transferimin e 37 vjeçarit drejt tyre.