Edhe Rashkovski lirohet nga paraburgimi me 192 mijë euro, bashkë me të dhe Veljanovski
Shkup, 3 shkurt – Gjykata e Apelit dje ka shfuqizuar masat e paraburgimit shtëpiak për Dragi Rashkovskin dhe për Trajko Veljanovskin, transmeton Zhurnal nga MKD.mk.
Në rastin me ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski, gjykata ka pranuar garancën e ofruar prej 192,980 eurove në pasuri të patundshme. Rashkovskit i janë përcaktuar masa të përkujdesit dhe ai çdo të hëne duhet të paraqitet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ndërsa njëkohësisht i është marë dhe pasaporta.
Trajko Veljanovski, ish kryetari i Kuvendit është në paraburgim shtëpiak për rastin e dhunës në Kuvend më 27 prill 2017, për çka Gjykata e pati dënuar me gjashtë vite dhe gjashtë muaj burg./Zhurnal.mk

