Edhe Maqedonia si NATO nuk i beson Putinit, kërkon dëshmi konkrete për tërheqjen e trupave

Shkup, 16 shkurt – Maqedonia kërkon të shohë lëvizje reale në teren që të bindet në deeskalimin e situatës në Ukrainë, deklaroi minisrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska,e cila sot mer pjesë në takimin ministror të NATO-s për mbrojtje në Bruksel. Deklarata e saj është në një linjë me qëndrimin e sekretarit të ërgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Perëndimit në përgjithësi  se nevojiten më shumë dëshmi për tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ruse.

“Deklaratat politike janë vetëm një hap deri te deeskalim i vërtetë, por a e dini si, që të jemi të bindur për deeskaimin duhet të shohim lëvizje edhe në teren. Kjo është ajo që e preim dhe shpresojmë se në periudhën e ardhshme do ta shohim”, deklaroi ministrja Petrovska për MIA sot para fillimit të takimit ministror. Kjo deklaratë e guximshme e ministres Petrovska,  nga disa medium vendore është interpretuar si mosbesim i Maqedonisë së Veriut ndaj Rusisë dhe presidentit të sajt Vlladimir Putin,lidhur me Ukrainën, transmeton Zhurnal.

Rusia dje paralajmëroi tërheqje të një pjese të trupave të saj nga kufiri afër Ukrainës, për çka dëshmojnë edhe incizime, mirëpo për vendet aëtare të NATO-s këto paralajmërime nuk mjaftojnë, siç tha edhe vetë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministrja Petrovska siguron se sa i përket sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut situate është nën kontroll.

“Në këtë moment nuk ekzistojnë kërcënime reale për sigurinë e vendit tonë. Ajo është stabile dhe institucionet, secili në sferën e vet, janë të gatshme të punojnë në këtë drejtim”, theksoi Perovska.