Edhe Lidhja Demokratike kërkon pagë minimale prej 18,000 denarëve
Shkup, 2 shkurt – Lidhja Demokratike konsideron se paga minimale duhet të rritet në 18,000 denarë, me çka u bënë thirrje punëdhënësve të pajtohen me sindikatën, informon Zhurnal.
“Në kushte të inflamacionit dhe rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, energjisë elektrike, gazit dhe shërbimeve, patjetër të kujdesemi edhe për punonjësit me paga të ulëta si dhe për pensionistët.
Njëherit duhet të mbështeten kompanitë të cilat objektivisht nuk janë në mundësi të realizojnë të ardhura për rritjen e pagës minimale”, thuhet në kumtesë.
NGa Lidhja Demokratike rikujtojnë se që në vitin 2016 ishte propozuar rritja e pagës minimale në 18,000 denarë por atëkohë PArlamenti këto ndryshime nuk i kishte pranuar.//Zhurnal.mk

