Edhe 623 policë të angazhuar në shuarrjen e zjarreve

Gjatë 24 orëve të kaluara, në periudhën prej orës 07.00 të 10.08.2021 deri në orën 07.00 sot në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së janë angazhuar rreth 650 nëpunës policor.

Nga MPB-ja sot kumtuan se mes tyre janë edhe pjesëtarë të të gjitha njësive speciale të policisë, ndërsa janë realizuar 221 moto-patrulla dhe janë përdorur 163 automjete.

MPB-ja apelon që të respektohet ndalesa për lëvizje në zonat pyjore, qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve, plehrat dhe kashtë në fusha, të mos hedhin zjarre të pashuara dhe të mos lënë shishe qelqi apo objekte të tjera, të cilat për një kohë të gjatë të ekspozuar në diell, mund të shkaktojnë zjarr.

“Është e nevojshme vigjilencë maksimale dhe sjellje plotësisht e përgjegjshme e secilit individ. Ju kujtojmë se shkaktimi i një zjarri pyjor me dashje ose nga pakujdesia është vepër penale, e cila sanksionohet me parashtrimet e duhura dhe për të cilat parashikohet një dënim me burg deri në 8 vjet (neni 227 i Kodit Penal), në varësi të llojit të zjarrit dhe rrethana dhe pasoja të tjera. Theksojmë se është e nevojshme vigjilencë maksimale dhe sjellje plotësisht e përgjegjshme e secilit individ”, theksohet në kumtesën e MPB-së.