E shqetësuar për familjen, Anisa Veseli shpërthen në lot pas spektaklit të Big Brother

Banorja më e re e shtëpisë më të famshme në vend, Anisa Veseli, mbrëmë (e hënë) ka shpërthyer në vaj pas spektaklit.

Teksa qëndronte në oborr, ajo është përlotur për familjen e saj dhe afër në ato momente po i qëndronte Eduart Kuqi.

Ky i fundit e këshillonte në vazhdimësi që ta përjetojë këtë rrugëtim ashtu si e ndjen dhe të mos shqetësohet pasi familja është mirë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam shumë krenare me prindërit e mi se çfarë kanë hequr me mua, nuk e kam fjalën për gjëra kështu, për të tjera”, u shpreh ajo.

Siç shihet, bukuroshja është e shqetësuar për motrën pasi për një problem të saj ka diskutuar në fillim edhe me banorët e tjerë.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja ka pak ditë që iu bashkua shtëpisë bashkë me Edin dhe Paul Morinën.