E shau shërbimin e Kuvendit/ Fati i Talat Xhaferit vendoset javën tjetër
Shkup, 20 maj – Nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi do të sanksionohet për sjelljen vullgare dhe fjalët ofenduese ndaj shërbimit të Kuvendit, do të mësohet javën e ardhshme për kur kryetari i komisionit për çështjet e regullores, të imunitetit dhe mandateve, Pançe Minov, paralajmëroi se do ta thirrë seancën. Nga Xhaferi nuk ka konfirmim nëse do të përballet me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe GROM të cilët ishin prezentë në seancën plenare gjatë kohës së incidentit, ose do të përgjigjet me shkrim, transmeton Zhurnal.
Përfundimi i rastit do të varet nga qëndrimi i deputetëve nga LSDM dhe BDI, ata janë shumicë në komision, e kështu Xhaferi mund të shpëtojë vetëm me paralajmërim dhe mos të sanksionohet.
“Komisioni nuk dotë konfirmojë nëse video inçizimi është autentik sepse sipas nenit 123 nga regullorja, trupat punues nuk mund të kenë funksione hetuese apo gjyqësore. Komisioni do të debatojë prë dëshmitë e dorëzuara nga VMRO-DPMNE se është shkelur kodi etik dhe od të thiren dëshmitarët të cilët partia opozitare i ka paraqitur se kanë qenë prezent gjatë incidentit”, thotë Minov për “Sloboden Peçat”.
Për dallim nga komisionet anketuese, të cilat në Kuvend ishin formuar pas rrahjes dhe incidenteve tjera mes deputetëve dhe raportet e së cilave çonin në miratimin e seancës plenare, epilogu për xhaferin do të dihet pas votimit të anëtarëve të komisionit, sepse nuk është paraparë të ketë raport i cili do të shkonte në plenare.
Minov ka informuar Xhaferin se ka denoncim kundër tij për shkeljen e kodit etik dhe se do të caktojë seancë që të respektojë procedurën kuvendore.
VMRO-DPMNE këtë javë dorëzoi material deri te komisioni, nga pamjet nga kanali i Kuvendit, me dëshmi se Xhaferi rëndë ka shkelur kodin etik. Opozita informon se do të dëshmojnë deputetët Aleksandar Nikollovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Ollga Llozanovska nga VMRO-DPMNE, si dhe Ljupço Prenxhov nga GROM të cilët kanë qenë prezent në sallë.
Suspendim të Xhaferit kërkoi edhe E Majta.
“Më së paku që presim është komisioni të shqiptojë paralajmërim publik dhe suspendim të deputetit, si dhe ndalesë të udhëheqë me Kuvendin në kohëzgjatje prej një muaji. Nga inçizimi shihet se Xhaferi ka kryer presion mbi të punësuarit gjatë kohës së kryerjes së punëve të tyre me fjalë dhe shprehje të cilat nënçmojnë dinjitetin e tyre”, thonë nga E Majta.
Ka kaluar një javë nga ngjarja, ndërsa inçizimin nuk e kanë komentuar as në LSDM as në BDI. Kryeministri Kovaçevski thotë se nuk shihet se kush me kë flet, por tha se procedura për zbardhjen e rastit duhet të zhvillohet në Kuvend.
Nëse komisioni konfirmon se Xhaferi ka shkelur kodin, ai mund të dënohet me paralajmërim publik, me suspendim në kohëzgjatje prej një muajve dhe ndalesë të kryesojë me trupat punues të Kuvendit, gjithashtu në kohëzgjatje prej një muaji./Zhurnal.mk

